Lindita Lelçaj, Drejtoresha e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin është pezulluar nga detyra nga Ministrja e Drejtësisë pasi u ndalua më parë nga policia për korrupsion.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar u njoftua ” në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna.”
Lindita Leçaj u ndalua ditën e sotme nga Polica e Lezhës për shkak të dyshimeve se është e përfshirë në korrupsion me dosjet e të dënuarve me shërbim prove. Realizimi i prangosjes së Lelçaj nga prokuroria e Kurbinit vjen si rezultat i një operacioni nëpërmjet personave te infiltruar, me metoda proaktive.
Lelçaj mësohet të ketë manipuluar provat për persona që vuanin dënimin si dhe ka dhënë dhe verifikime për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.
Kjo nuk është hera e parë që akuzohet për korrupsion shefja e shërbimit të provës në Kurbin. Edhe më parë ajo është akuzuar për humbje të disa dosjeve të dënuarish, por në atë kohë nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/