Kadastra shqiptare ka ndryshuar formatin certifikates se pasurise dhe karteles se pasurise. Kadastra njoftoi sot se ndryshimi u be me vendim qeverie.
Postimi i Kadastres dhe pamja e certifikatave te reja:
u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo çertifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe!
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “PER MIRATIMIN E MODELEVE TE AKTEVE KADASTRALE DHE TE DHENAVE NE PERMBAJTJE TE HARTES KADASTRALE“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.
Bashkëlidhur gjeni këtu edhe Vendimin e KM-së dhe dokumnetet që do të vijnë ndryshe në formë, por jo në përmbajtje:
http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:782:07.10.2020
Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar domunentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin 111/2018 dhe ligjin 20/2020 për proceset kalimtare.
Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik.
Këtu do të gjeni edhe modelin e ri të këtyre dokumenteve që kanë ndryshuar.
Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marrë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që apikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/