Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E mistershmja Mumi i shkruan të dashurit të saj, Mid’hat

15/12/2020
E mistershmja Mumi i shkruan të dashurit të saj, Mid’hat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne nje leter te publikuar nga Instituti i Studimeve Historike, Kumi Skendo nxjerr ne drite nje detaj te ri nga jeta e ‘fshehte’ e Midhat Frasherit. 
Ajo eshte Mumi qe jeton ne Rumani dhe qatesisht e dashuruar fort me Frasherin te cilin ka 11 muaj qe e ka pare.

Këtë 25 tetor, Bukuresht, 1920

I dashuri im Mid’hat,

Sot mora kartëpostalen nga Detroiti, kur sapo niseshe për në Çikago; me këtë të sotmen bëhen 4 kartëpostale që kam marrë nga Amerika dhe një letër nga Bostoni, edhe tjetrën kur po udhëtoje me anije. Ç’të ndjekur që bëj pas teje me mendim, sa mezi pres të mbarosh udhëtimin tënd me rezultat të mirë e të të shoh sa më shpejt të kthyer në Europë! Të kam dërguar dy letra në Boston dhe një kartëpostale, a i ke marrë? Tani do t’i nis në Paris, sepse siç më ke thënë, së shpejti do të jesh aty.
U bënë njëmbëdhjetë muaj që kurse jemi shkëputur nga njëri-tjetri dhe asnjëherë nuk besoja se mund të rrija pa të parë ty një vit të tërë, kur ndërmore udhëtimin tënd interesant dhe jetën tënde gjatë gjithë këtij viti. E imja nuk është aspak interesante, halle nga tërë anët, pothuaj çdo ditë rend në ministri për të parë nëse po vendosin më në fund të më japin atë post që më premtuan, kur po e shtyjnë përherë emërimin tim. I marr vaktet shumë shpesh shoqëruar nga njerëz që njoha në Calimaneşti, tek Nica gjithashtu, dhe kur ha në shtëpi, këtë e bëj me të njëjtat pjata, thika, pirunj që na shërbenin tek kontesha De Burgy dhe për mëngjes, e përgatis kafen me qumësht mbi llampën e vogël që më bleve në Montreux. Dje, shërbyesja më theu kupën e qelqtë që ti përdorje për sheqerin dhe qava si fëmijë. Shkoj herë pas here në teatër, në lozhat e ofruara nga miq, sepse kushton 100 fr. kolltuku pranë skenës dhe nuk mund t’ia lejoj vetes këtë luks. Rri shumë pak në shtëpi, se duke mos pasur ende mobiliet, është mjedis i trishtuar dhe kur rri, lexoj, se kam një bibliotekë mjaft të bukur në dispozicionin tim; italishten, në të kundërt, e kam braktisur, por sapo të më krijohet mjedisi i duhur në shtëpi do të rifilloj ta mësoj. Bajrami vjen shpesh për të më pyetur nëse kam nevojë për diçka, si dhe Ramizi e një kushëri i tij, Habibi; madje edhe i famshmi Sefedin, që u tregua aq i pandershëm me ty, vjen për të më thënë se është i gatshëm të më ndihmojë për gjithçka. Por ti e kupton fare mirë se kurrë nuk do ta doja dashamirësinë, që ai potregontani.
Mid’hati im i adhuruar, mendja më rri te krejt koha që kemi kaluar bashkë dhe sa herë rri e ëndërroj se ndoshta ajo kohë mund të rifillojë, lumturohem për disa çaste. Po, po, i dashuri im.
Por tani, po nuk erdhe ti në Rumani, unë do ta kem të pamundur që të vij tek ti. Valuta jonë është aq e keqe sa lei ynë vlen 25 q. franceze. Në letrën tënde të fundit kuptova mes rreshtash qëllimin tënd për të ardhur në Rumani dhe për një kohë isha aq e lumtur; por tani e di përse ndihem përsëri e shkurajuar dhe më duhet të rilexoj dy letrat e tua të fundit, aq të këndshme e të ngrohta, për të më ngritur pak moralin. Do dëshiroja nga ty një letër më të hollësishme për të më vënë në dijeni për çfarë po bën ose pastaj do të më fjalosësh gjerë e gjatë ti vetë, apo jo, i dashuri im? A do të vijë ajo ditë kur unë, ulur mbi gjunjët e tu, me kokën mbështeturmbi supin tënd, të rri e të të dëgjoj gjithë sa do tëmë tregosh?
Më thua në letrën tënde të fundit se do kemi ditë, kur do jemi aq shumë pranë shoqi-shoqit! Sa dua të të shoh të kënaqur dhe shpresoj se do tëjesh, sepse lexojnë gazeta që Italia me Giolitti-n’e do pavarësinë tuaj.
Të dua e të dëshiroj.

Mumi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.