Kryetari i PD, Lulzim Basha ka rikthyer në kujtesën e shqiptarëve heqjen e vizave për në vendet e BE-së, 10 viute pasi marrjes së këtij vendimi nga Bashkimi Evropian.
Basha i cili në atë periudhë ishte ministër i Brendshëm, ministria kryesore për përmbushjen kushteve për heqjen e vizave, tha se ne ia dolëm të bëjmë realitet lëvizjen e lkirë të qytetareve, ndërkohë që theksoi se u plotësuan 150 kushte, shumë të vështira dhe jo 15 kushte që Rama ka 7 vjet që nuk i përmbush.
“Sot 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve. 10 vite më parë humica dërrmuese e shqiptarëve ishin lodhur dhe nuk besonin se ajo ditë do të vinte. Një mur Berlini ndante shqiptarët nga Europa. Ne ia dolëm ta bëjmë realitet lëvizjen e lirë në BE për studentët, familjarët, sipërmarrësit. Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave. Kjo histori suksesi na tregon se çfarë mund të arrijmë ne si vend me lidershipin e duhur. 150 kushte u përmbushën në 2 vite. Pajisëm shqiptarët me pasaporta biometrike. Luftuam krimin dhe mposhtëm rrjetet e trafikut”, tha Basha.
Sipas shefit të opozitës shqiptare, një qeveri që punon për njerëzit, mund t’ia dalë edhe sot por jo një qeveri që punon për vete, për oligarkët. “Kini besim, kemi bërë gjëra të mëdha bashkë. Frytet e atyre arritjeve, i vjelin ende shqiptarët. Besoni tek vendi ynë me potencial të madh. Sot prapë premtime boshe nga Rama. Për 7 vite premtoi të rimëkëmbë ekonominë. 7 vite s’ka bërë asgjë për njerëzit. 7 vite shkatërrim të pronës publike, pronës private, punësimit”, tha Basha.
Në vijim ai tha se Rama për tre ditë shopin nmë dyqanet luksoze të Nju Jorkut nuk gjeti një moment për të ngushëlluar vrasjen e të riut 25 vjec. Tani shkon cdo ditë, si krimineli, në vendin e krimit.
Ai nuk ngushëlloi se priti që vrasja të manipulohej sic vepruan ditët e para deri sa filloi protesta, tha Basha.a.b/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/