Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot disa foto të Edi Ramës në SHBA. Por ai nuk është as në takim zyrtar, as në tek kompania e vaksinove sic tha para se të shkonte në SHBA.
Në fotot e publikuar kryeministri Rama i veshur me pallto të zezë, maskë me ngjyra dhe atlete sportive shihet në një qendër tregtare.
Për Berishën, Rama ka 5 ditë që qëndron në Neë York për “vaksinën tuaj”, por edhe për pak “shoping për vete”.
“Në Neë York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”, shkruan Berisha.
Deri tani Rama gjatë nuk ka dhënë asnjë komunikim se cfarë po bën në atë vend, por mesazhi i fundit ka qenë vetëm kur ai u nis në Amerikë.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!
Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka komunikuar Edi Rama në mesazhin e fundit në Tëitter në 5 dhjetor.
Rama ka takuar dje një prift ortodoks grek i cili ka lidhje të forta bashkë me të birin me administratën e Biden./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/