Të rinjtë e FRPD kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, e duke shtuar se kjo është qeveri e krimit.
“Ju jeni vrasës. Drejtësi për Klodjanin. Jep dorëheqjen. Rama ik. Kjo është qeveri e krimit”, thirren demonstruesit.
“Në Amerikë, u vra një afro-afrikan dhe u protestua. Tani vritet shqiptari në derë të shtëpisë dhe kjo është turp. Kushdo që e ndjen veten shqiptar, të sensibilizohen me këtë protestë dhe jo vetëm, që të shikojnë nga vendi i tyre”, deklaroi një protestues.
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi sulmoi ashpër Edi Ramën e Sandër Lleshajn. Ai tha se indinjata për rastin është e qartë ndersa shtoi se ndërkohë që shqiptarët vdesin rrugëve, Rama ka ikur në SHBA.
“Kjo që ka ndodhur dje është kriminale. Të bëhemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kjo e keqe që na ka kapur për fyti duhet të mbarojë. Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë ministrit të Brendshëm dhe turp për kryeministrin, që nuk tha një fjalë për rastin”, deklaroi Këlliçi.
Ai dekkaroi se protestat do te vazhdojnë dhe beri thirrje qytetareve te përfshihen, ndërsa kërkoi dorëheqjen e ministrit Lleshaj.
/DRONI/ al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/