Familja Rasha percolli për në banesën e fundit trupin e Klodian Rashës, i cili u vra nga policia pasi nuk ndaloi patrulles jashte ores policore.
Babai u shpreh për mediat se djali i tij kishte punuar bashkë me të duke bërë llac gjatë gjithë ditës, ndërsa dha garanci se nuk ka pasur armë, dhe madje kishe fobi prej tyre.
“Dhimbja ime është edhe e juaja. Dhimbja ime është e të gjithëve, e çdo race, e çdo babe, e çdo nëne. Lind dhe rritet dhe të jep dhe të merr Zoti. Drejtësia të bëjë drejtësi. Mos të na vrasi çdo minutë. Mos të na vrasi. Jo të më vijë djali mua në rrugicë, dhe të më vritet tek rrugica e shtëpisë. Kush mund ta bëjë këtë?!
Kush është ai polic?! Çfarë policie është ajo që të vret në derë të shtëpisë. Policia është për të mbrojtur, jo për të vrarë. Djali ishte duke punuar në llaç gjithë ditën në shtëpi dhe doli të marrë cigare. Për maskën iku dhe e vranë. Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol.”, tha babai i viktimës.
Punonjesi i policise që qëlloi mbi të riun u arrestua që prej ditës së djeshme. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/