Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit
Megjithatë, ekspertët shëndetësore paralajmërojnë së më e keqja pritet të vij. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre, do të ketë grumbullime pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë.
“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm, sepse të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike.
Nuk mund të shmangim faktin që do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shtuar eksperti amerikan i sëmundjeve infektive.
/DRONI/ al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/