Për shkak të koronavirusit sot kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Elbasani. Një 59-vjeçare dhe një 67-vjeçar, të cilët ishin të shtruar prej disa ditësh në spitalet covid 1 dhe 2 në Tiranë, ku dhe po mjekoheshin, por nuk arritën që të fitonin betejën me virusin.
Numri total i viktimave nga koronavirusi prej qytetit të Elbasanit shkoi në 80 bashkë me 2 fatalitetet e sotme.
Ndërkohë në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë kryer 2,532 testime, përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren rishtas dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/