Nje 60 vjecar humbi jeten sot ndersa po udhetonte me makine. Ai po drejtonte mjetin e tij ndersa doli nga rruga ne vendin e quajtur Ura e Gjoles ne Fushe Preze ne Tirane.
“Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës”, njoftoi policia e Tiranes. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/