Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Durrësit, dy persona janë lënduar dhe ka dëme materiale. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me portin detar.
Motorri i përfshirë në aksident ka përfunduar brenda një biznesi që ndodhet buzë rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar, po pa pasoja për jetën, ndërsa janë dëmtuar hyrjet e dy bizneseve ndanë rrugës, shtylla ndriçimi dhe pemë dekorative.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI/ al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/