DETAJET/ Si u vra nga polici 25 vjecari ne Tirane

DETAJET/ Si u vra nga polici 25 vjecari ne Tirane

217
0
Shares

Nje patrulle policie qelloi sonte per vdekje nje te ri 25 vjec ne Tirane.

Ngjarja ka ndodhur ne orën 01:45 të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic pasi nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar se ai ka thyer orën policore.

Policia ka njoftuar se polici qelloi nderkohe qe Rasha drejtoi ndaj tyre nje objekt metalik i cili me vone u konstatua sipas policise se ishte nje pistolete.

I riu eshte qelluar me dy plumba, nje ne koke dhe nje ne shpatull duke humbur jeten fare pak metra larg shtepise se tij.

Ai ishte djali i vogel i nje familjeje me tre djem me origjine nga Puka. Rasha ishte i papune nderkohr qe policia thote se ka pasur nje precedent penal me 2016, per pengmarrje.

Xhaxhai i tij tha se i riu nuk mbante arme dhe se policia nuk po tregon te verteten. Nderkaq vrasja ka ndodhur ne nje rrugice qorre por mesohet se ka kamera te cilat jane sekuestruar per te siguruar pamjet.

.Tiranë/Informacion paraprak:

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se :

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY