COVID/ Humbi jeten mjeku gjinekolog nga Vlora

COVID/ Humbi jeten mjeku gjinekolog nga Vlora

313
0
Shares

Ka humbur jetën mëngjesin e sotëm mjeku gjinekolog Leonard Kamberi. Mësohet se mjeku 50 vjeçar qe sherbente ne Vlore ishte i shtruar prej 2 javësh në Tiranë.

Ai punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës nderkohe qe me heret kishte punuar ne maternitetin e Vlores.

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID-19 dhe pedagogia Dafina Brokaj

Nderkaq departamenti i Shendetit ne Universitetin e Vlores ka shprehur dhimbje per largimin nga jeta te kolegut.

”Jeta e çdo njerit prej nesh është e vyer, por jeta e një mjeku është aset për njerëzimin, për mijëra emra pacientësh të shëruar.

Dr Leonard Kamberi, obsetri ynë i talentuar, kolegu ynë i dashur, pedagogu i përkushtuar, profesionisti që mirëpriste me fjalën e tij të ëmbël dhe me parimet e larta të mjekësisë.

Na hidherove shumë dr. Nardi, një dhimbje e madhe për prindërit, për motrat, të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët dhe për komunitetin që i shërbeve aq denjësisht.

Dhembje dhe lutje të pafundme për ju!”, thuhey ne mesazhin e postuar ne rrjete sociale. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY