Basha uron 8 Dhjetorin: E duam Shqiperine si gjithe Europa!

Basha uron 8 Dhjetorin: E duam Shqiperine si gjithe Europa!

79
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha uron 8 dhjetorin me thirrjen e rinisë: E duam Shqiperine si gjithe Europa.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!, deklaroi Basha.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.
Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!”, thuhet ne mesazhin e Bashes me rastin e dites kur nisi levizja studentore e Dhjetorit 1990.

Po sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD, zhvilluan homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.
Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY