Efektivi i policise me inicialet N.H eshte vene ne masen e arrestit pas hetimeve te para ne lidhje me vrasjen e 25 vjecarit ne oret e para te mengjesit.
Polici qëlloi për vdekje me 2 plumba Klodian Rashën 25 vjeç, në mesnatën e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë. Mësohet se efektivit deri më tani i është komunikuar akuza ‘vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme’ dhe ‘shpërdorim detyre’.
SHÇBA që në orët e para të mëngjesit mori në pyetje efektivin tashmë të prangosur, për të zbardhur ngjarjen e rëndë e cila tronditi të gjithë opinionin publik. /DRONI.al/
Ndërsa vetë policia dhe SHÇBA nisën fillimisht hetimet për vrasjen e të riut, në vendngjarje zbarkoi prokuroria e Tiranës e cila pas marrjes në dorë të çështjes ka ‘spostuar’ nga hetimet Policinë e Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/