Vrasja e Xhulio Prelës, ndalohet një person në Kurbin ndërsa ndërtohet skema...

Vrasja e Xhulio Prelës, ndalohet një person në Kurbin ndërsa ndërtohet skema e lëvizjes natën e ekzekutimit

210
0
Shares

Një person është ndaluar sot në lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela. I ndaluari është nga rrethi i Kurbinit ndërsa ndalimi i tij është bërë në Lezhë. Ai dyshohet se është një nga personat që kohe më parë ishte ne konflikt me Prelen pas një arrestimi.

Policia fillimisht do të krahasojë gjurmët  me provat që janë mbledhur në vendin ku u vra 26-vjeçarit.

Policia dyshon se ky person ka marrë pjesë në ekzekutimin e Xhulio Prelës ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e konfliktit që Xhulio Prela ka patur pas shoqërimit të disa personave në Lezhë, kur ishte polic aty, në vitin 2018-të.

Ndërkaq janë zbardhur edhe lëvizjet e fundit të policit natën e ekzekutimit. Nga kamerat e sigurisë dallohet që Xhulio Prela po udhëtonte drejt Tiranës, por një telefonatë dhe shenjat me dritë dyshohet se e kanë kthyer nga rruga.

Pjetër Gavoçi, nga fshati Kosmaç i Shkodrës është personi i fundit që ka takuar efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ai është kunati i djalit të tezes së Xhulio Prelës, i cili e kishte kërkuar këtë të fundit që të dilte ta priste në orën 01:00 të mesnatës në aeroportin e Rinasit, dhe ta transportonte në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Kërkesa e Gavoçit tek Xhulio, është bërë për arsyen e vetme, se ai ishte efektiv i policisë dhe nuk kishte probleme për të lëvizuar në rrugë, gjatë orës policore të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve që monitorojnë situatën e virusit pandemik “COVID 19”.

“Xhulio në mbrëmjen e 4 dhjetorit 2020, ka shkuar në banesën e prindërve të tij në Lezhë. Ka konsumuar darkën dhe më pas është larguar në drejtim të Rinasit. Në këtë vend ka pritur mikun e tij Pjetër Gavoçi që të vinte me avion nga Anglia dhe të dy së bashku udhëtuan me makinën e Xhulios, drejt fshatit Kosmaç të Shkodrës. Teksa janë akomoduar në banesë, Xhulio Prela, i ka pohuar se duhet të kthehej në Tiranë, pasi kishte lënë vetëm të fejuarën e tij nga Fieri.

Nga ana tjetër Pjetër Gavoçi dhe familjarët e tij, i kanë kërkuar që efektivi 26-vjeçar i policisë të qëndronte në banesë dhe të flite aty. Por Prela ka kërkuar që të largohet dhe është larguar, nga fshati Kosmaç me qëllim për të ardhur në Tiranë, tek e fejuara”, raporton shqiptarja.com.

Ndërkohë që po kthehej, ai ka parë një automjet  dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori. Në vendin ku është qëlluar policia thotë se janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa makina dhe trupi i pajetë i punonjësit të policisë, është gjendur gati 300 metra në distancë nga njëra-tjetra.

Pistoleta e shërbimit është gjetur në trupin e Prelës pa tentativë për të qëlluar ndërsa në aparatin telefon të viktimës, janë gjendur të fshira të gjitha komunikimet që ai ka kryer me Pjetër Gavoçin.

Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria e Lezhës, ngrenë dyshime të forta se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e Xhulio Prelës, por me një konflikt të disa viteve më parë. Xhulio, është përfshirë në një rrahje fizike të një personi, konflikt i cili tashmë është në lupën e hetuesve të policisë së Lezhës. 15 të shoqëruar kohë më parë tashmë janë liruar duke u përqëndruar hetimet vetëm një perosn që tashmë është në ambientet e policisë së Lezhës. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY