Studimi më i fundit, testi i gjakut tregon nëse mund t’i mbijetohet...

Studimi më i fundit, testi i gjakut tregon nëse mund t’i mbijetohet Covid

108
0
Shares

Sipas studimit më të fundit rreth COVID-19 me anë të testit të gjakut do të bëhet e mundur parashikimi i ecurisë së koronavirus te pacientët e infektuar menjëherë pas shfaqjes së simptomave, nëse ata do të kenë nevojë për kujdes intensiv apo nëse do mund të mbijetojnë.

The Guardian shkruan që është biokimisti Markus Ralser nga Londra dhe kolegët e tij personat që iniciuar studimin pasi identifikuan 27 proteina në gjak të të infektuarve me COVID-19 të pranishme në nivele të ndryshme sipas ashpërsisë së simptomave.

Që nga fillimi i vitit janë ndjekur 160 pacientë me Covid. Gjaku i tyre u testua për të parë nëse mund të parashikohej përmes proteinave përparimi i sëmundjes pasi u shtruan në spital. Testi është përdorur në 24 pacientë të sëmurë rëndë dhe parashikoi saktë rezultatin për 18 nga 19 njerëz që mbijetuan dhe për 5 nga 5 pacientët e testuar që ndërruan jetë.

Testi pritet të vërtetohet në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, në SHBA dhe Gjermani ndërsa në javët e ardhshme, para se të bëhen testet e disponueshme, të dhënat do t’i dorëzohen rregullatorëve shëndetësorë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY