Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar një rezolutë ditën e sotme me anë të cilës i bën thirrje qeverisë të bëjë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë politike-kushtetuese në Shqipëri.
Asambleja shprehu mbështetjen ndaj Partisë Demokratike në përpjekjet që po bën për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e saj legjitime dhe për të mbështetur aspiratat europiane të qytetarëve shqiptarë.
PPE ka vlerësuar jetike rëndësinë e zgjedhjeve të lira për përparimin në procesin e integrimit, vlerëson dakordësinë e 5-Qershorit, ndërsa dënon shkeljen e saj nga qeveria me ndryshimet ligjore të njëanshme.
Asambleja Politike e PPE nxit fuqimisht Kuvendin e Shqipërisë që t’i bindet dhe të zbatojë menjëherë opinionin e kërkuar nga Komisioni i Venecias lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjet e 25 prillit dhe gjithashtu bën thirrje të dënohen zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në krime zgjedhore duke iu referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339.
Nga ana e PPE Konsiderohet e papranueshme bllokimi i drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë, prandaj edhe në këtë kontekst, kërkon luftimin e pastrimit të parave të investuara, në projektet e ndërtimit, specifikisht në rastet e Bashkisë së Tiranës.
Funksionimi normal i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent për Asamblenë politike të PPE, sikundër është i pamjaftueshëm progresi institucional i Reformës në Drejtësi pasi asnjë rast i korrupsionit të lartë nuk është dënuar apo sjellë përpara drejtësisë. Prandaj Shqipërisë i kërkohet të ofrojë shembuj konkretë të progresit në këtë drejtim.
Rezoluta e miratuar adreson edhe shqetësimin e Bashkimit Europian për Ligjin për Median të Dhjetorit 2019 dhe mosveprimit të Kuvendit dhe qeverisë pas opinionit përkatës nga Komisioni i Venecias.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/