Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa kufizuese në Greqi, në kuadër të situatës së pandemisë. Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas bën njoftimet lidhur me masat shtrënguese në një konferencë për shtyp. Festat e fundvitit do t’i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar.
Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, përveç vendpushimeve të skive deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës.
Ndërkohë të gjithë ata që futen në shtetin grek kenë një test negativ dhe do të hyjnë në një karantinë parandaluese 10-ditore nëse hyjnë nga 7 janari.
/DRONI/ al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/