Gjykata Administrative kthen në garë për kushtetuesen Zhaklina Peto, pse u mblodh...

Gjykata Administrative kthen në garë për kushtetuesen Zhaklina Peto, pse u mblodh sot KED

213
0
Shares

Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto, duke vendosur ‘pro’ saj.

‘’Peto paditi KED, pasi këta të fundit e përjashtuan nga gara për në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mos plotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë. Vendimi u mor ditën e sotme, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor”, raporton top channel.

“Do të rishikoj vendimmarrjen time në lidhje me KED nëse do e vijoj procedurën” ka thënë ajo për gazetaren Anila Hoxha.

Ndërkaq SHBA dhe BE kanë lëshuar ultimatumin e radhës për të gjithë aktorët e përfshirë në rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë. KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës dhe Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar”, tha Kim në një postim.

Fill më pas edhe kreu delagacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca i rikujtojë politikës shqiptare se Gjykata Kushtetuese mund të krijohet para fundit të dhjetorit.

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, tha Soreca.

Ndërkaq KED është mbledhur këtë mesditë duke vendosur në rend dite miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 26 nëntor ku u vendos ndalimi i konkurimit për tre kandidatë për Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët e rinj të KED, që u përzgjodhen me short më 4 dhjetor janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Ervin Pupe, Adnan Xholi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Gjon Fusha, Genti Xholi, Rilinda Selimi. KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.

Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Deri tani Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë, e pamundur të marrë asnjë vendim përvec pranimit apo mospranimit të kërkesave për shqyrtim. Edhe numri prej 6 anëtarësh që pritet të arrijë në fund të dhjetorit nuk e zgjidh krizën deri në fund pasi shumë vendime mund të mos sigurojnë numrin e duhur të votave derisa gjykata të plotësohet me 9 anëtarë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY