E fundit / Vrasje, drogë dhe prostitucion , OFL arreston...

E fundit / Vrasje, drogë dhe prostitucion , OFL arreston 5 personat e rradhës

49
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit  ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë shtetasve .

Bëhet fjalë për B. Q., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”; A. R., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”; R. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”; M. P., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe E.(G.) A., banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi.

OFL gjithashtu do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY