Percillet për në varreza presidenti i Faxnews, Kasem Hysenbelli

Percillet për në varreza presidenti i Faxnews, Kasem Hysenbelli

102
0
Shares

Mes duatrokitjesh të panumërta dhe lotëve, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.

Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, themeluesit, drejtuesit e mikut te medias se lire.

Drejtor Kasemi, iku në heshtje, duke lënë pas vlerësime pafund për figurën dhe integritetin në raport me njerëzit e medias dhe jo vetëm, ndërkohë që largimi i tij fizik duket ende i pabesueshme për stafin që ruan në mendje zërin dhe këshillat e tij të drejta.

Të pafund ishin komentet në rrjet për një personalitet si Kasem Hysenbelli, ku dhjetëra gazetarë ruanin në kujtime vetëm mirësinë e njeriut të guximshëm të medias dhe qytetarit që investoi dhe kotribuoi për vendin e tij nëpërmjet një media të lirë e cila u bë një dritare e shtuar për të gjithë shqiptarët.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa një ditë më parë ishte dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Gjate ceremonise ne varreza ishin te pranishem edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe kryetari i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY