Indrit Taullai arrestohet ne Prizren, pjesë e grupit të Lul Berishës

Indrit Taullai arrestohet ne Prizren, pjesë e grupit të Lul Berishës

255
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Kosoves ka arrestuar sot ne Prizren nje anetar te grupit te Lul Berishes. Arrestimi u be ne ambientet e nje qendre tregtare ‘Galeria’. Personi i arrestuar quhet Indrit Taullai.

“Me kërkesë të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë në Kosovë ILECU, sot më date 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta ne Prizren, është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit të dyshimtë I. T., i lindur ne vitin 1975.

I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizate kriminale në Shqipëri. I njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës me date 05 dhjetor 2020”,  thuhet në njoftimin e Policisë.

Mediat e Kosovës thonë se i arrestuari është Indrit Taullai dhe ai ishte i dënuar me 25 vite burg. ‘Banda e Durrësit’, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të Taullait në Kosovë.

Më herët ai ishte liruar nga burgu një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, dhe se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

Anëtari të ‘Bandës së Durrësit’, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me ‘burg përjetë’, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas.

Nderkaq policia shqiptare thotë se nuk ka ende të dhëna nga Prishtina lidhur me këtë çështje./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY