Kjo video e transmetuar sot nga gazetari i News 24 Erion Skendaj sjell nje shembull trondites se si pacientet prej oresh dergjen ne ambulanca dhe nuk marrin sherbim.
Pas transmetimit ka reaguar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
“Dëshmia trobditëse nga COVID 2, reagon Basha: Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre.
Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë! Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!”, ka deklaruar Basha. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/