Deraje te reja nga vrasja e pjesetarit te forcave speciale Xhulio Prela.
Burime te aferta me grupin hetimor bejne te ditir se makina e autorëve pas krimit është zhdukur në drejtim të Milotit duke humbur gjurmët.
Por policia ka shpresë se autorin mund ta kenë tradhtuar shenjat e gishtave, që janë gjetur në derën e pasagjerit të makinës që po drejtonte efektivi, që dyshohet se janë pikërisht të njërit prej dy personave që e qëlluan për vdekje.
Nderkaq po shqyrtohen tabulatet telefonike për të zbuluar komunikimet e fundit të efektivit.
Nderkaq po hetohet ne te njejten kohe ne tre pista, puna në policinë e shtetit, ndonjë konflikt i çastit ose aktiviteti i vëllait në Angli. Ndërkohë që asgjë me vlerë nuk është zbuluar nga dëshmia e mikut të familjes Prela, që Xhulio mori nga Rinasi dhe dërgoi në Shkodër përpara se të kthehej për në shtëpi në Lezhë ku u ekzekutua. Ai ka deklaruar se gjatë udhëtimit nuk ka vënë re asnjë shqetësim dhe komunikim ka qenë normal me Prelën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/