Nje pjesetar i Forcave Speciale te Policise se Shkodres është ekzekutuar me armë zharri kete mengjes ndersa trupi i tij u gjet ne makine pergjate aksit Milot Lezhe, ne fshatin Gajush.
Viktima quhet Xhulio Prela, 26-vjeç i cili është gjetur i pajetetë brenda makinës së tij, rreth orës 02;00 të mëngjesit të sotëm. Efektivi i FNSH-së ka humbur kontrollin e mjetit që ka qenë në lëvizje pas të goditjeve me arme dhe ka përfunduar në një parcelë të mbjellë anës rrugës.
Mesohet se efektivi në moshë të re i Policisë ishte duke ndjekur dhe akademinë e Policisë në vitin e tretë, ndërkohë që shkaqet e kësaj ngjarje mbeten ende të pazbardhura nga ana e Policisë.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.
Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/