Strazimiri: Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin ushtarak si taksi elektorale

Strazimiri: Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin ushtarak si taksi elektorale

63
0
Shares

Ish deputeti i PD,  Gent Strazimiri tha sot se Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin ushtarak si taksi elektorale që kur u emërua drejtuese e PS Diber.

Deklarata e Strazimirit:

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi këto ditë atë qe opozita ka thënë prej disa muajsh se

Qeveria e Shqipërisë është e fundit për ndihmën financiare ndaj familjeve dhe biznesit.
E fundit për t’u dhënë qytetarëve, por e para
për te vjedhur per vete,
për të shpërdoruar taksat dhe
për të abuzuar me pushtetin.

Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes, është rasti tipik i këtij abuzimi.
Ajo ka përdorur helikopterin ushtarak operacional, si taksi për të shkuar për mbledhje partie në Dibër, në qarkun ku e ka deleguar Edi Rama si drejtuese politike.

Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për të marrë të sëmurë diku larg, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në Asamblenë e Partisë Socialistë në Dibër.
Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për çdo emergjencë që mund të ndodhë, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në ahengjet e Shqipëria që duam…

Asnjë prej tyre nuk është detyrë funskionale e Ministrit të Mbrojtjes.

Olta Xhaçka ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike, prandaj ajo duhet të ndiqet penalisht.

Një kryeministër normal, do të duhej ta kishte shkarkuar menjëherë nga detyra.

Ne kemi provuar me fakte, me data, me pamje filmike, se sa herë Xhacka ka shkuar në Dibër për mbledhje partie ne 2 muajt e fundit, ne kulmin e pandemisë, ajo ka përdorur si taksi helikopterin ushtarak operacional.

Është fatkeqësi për këtë vend, që një mjet i tillë modern, me 27 vende në bord, që do të duhej të përdorej
për operacione shpëtimi,
për emergjenca
apo misione stërvitore,
të keqpërdoret nga një shoqe partie për të bërë mbledhje me personazhet kriminalë të dosjes 184!

10 ditë pas denoncimit të shpërdorimit të detyrës, Olta Xhaçka nuk ka gjetur ende kurajon të flasë!

Akoma nuk u ka thënë shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës, nga mungesa e ilaçeve antikovid, nga mungesa e oksigjenit a shtreterve nëpër spitale, se pse ajo shkon në mbledhje partie me helikopter, duke shpenzuar deri në 10 mijë euro për rrugë.

Të dhënat e reja tregojnë se Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin për të shkuar në mbledhjet e partisë në Dibër, qe kur Edi Rama e delegoi atje. Ka një vit e gjysëm që ajo shpërdoron me qindra miliona lekë për ta përdorur helikopterin si taksi elektorale.

Olta Xhaçka dhe Edi Rama mund të vazhdojnë heshtjen fajtore dhe abuzimin kriminal, por kjo pak rëndësi ka!
Qytetarët e kanë kuptuar se këta janë një hordhi barbarësh që punojnë vetëm për vete.

Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për interesin e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Mjaft më me vjedhje, mashtrime, tallje!
Është koha për ndryshim! /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY