“Edi Rama mashtroi laçjanët. Një vit pas tërmetit nuk ka asnjë shenjë për rindërtimin e spitalit që duhet të përfundonte në qershor”, deklaroi ish deputetja Dhurata Cupi.
Deklarata e Cupit:
“Hajdutët e Fatkeqësisë” nuk kursejnë as vjedhjen e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Një vit pas tërmetit, nuk ka asnjë shenjë të spitalit, rindërtimi i tëcilit duhet të kishte përfunduar në qershor.
Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta tëshkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë, asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët. Ata vazhdojnë tëenden shtëpive me qira, banesat e tyre nuk janëndërtuar dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” vijojnë tëmashtrojnë. Sipas gjasave, godinat nuk kanë shans tëndërtohen edhe për 2 vjet të tjera.
Ajo që i vë vulën dështimit të qeverisë me procesin e rindërtimit është spitali i Laçit. Sipas premtimit të Edi Ramës një vit më parë, spitali sot duhet të ishte nëpunë. Por në të vërtetë, realiteti nga premtimet mashtruese të kryeministrit në ikje është shumëndryshe.
Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. 50 mijë banorë të zonës së Kurbinit dhe përrreth, degdisen në Lezhë, sepse hallet e njerëzve nuk janë në axhendëne “Hajdutëve të Fatkeqësisë”.
Ndiqeni vetë premtimin e bërë në mes të dhjetorit të kaluar.
Fatkeqësi për laçjanët dhe për shqiptarët që kemi një kryeministër që as nuk skuqet, as nuk zverdhet, kur mashtron sy për sy. Deri tani ka vetëm një projekt në3D, si çdo premtim tjetër i kryeministrit më të keq të Shqipërisë në këto 30 vite.
Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve cili pazar e pengoi spitalin e Laçit të ndërtohej sipas premtimit. Pse”Hajdutët e Fatkeqësisë” kanë marrë peng spitalin, i ciliduhet të ishte gjëja e parë e ndërtuar pas tërmetitshkatërrues?
Para se të vija këtu takova shumë qytetarë. Maria, njënënë e re, më tha me lot në sy se kishte hequr shumëme fëmijën pak javë më parë me vajtje-ardhje ngaspitali i Lezhës. Më e keqja është se askush nuk illogarit banorët e diskriminuar të Kurbinit. Askush nuk i thotë Maries pse pas një viti nuk ka spital për fëmijëne saj në qytetin ku jeton.
Gratë, fëmijët, të sëmurët e tjerë të zonës së Kurbinit nuk e meritojnë të vuajnë pasojat e një qeverie tëkorruptuar dhe të paaftë për të zgjidhur problemet e qytetarëve.
Gërmadhat e spitalit të Laçit janë një dëshmi se “Hajdutët e Fatkeqësisë” duhen ndëshkuar me votë. Çdo ditë që na qeverisin është një ditë e shkuar dëm, është një vjedhje më shumë, një shpërfillje më shumë, një jetë e humbur më shumë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/