Një person është gjetur në rrugë në gjendje kome në afërsi të zyrave të Tatim Taksave të Elbasanit.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat qytetari ka përfunduar në atë gjendje, por është transportuar menjëherë me autoambulancë ne spital i shoqëruar nga policia.
Ndërkohë që po hetohet për të zbuluar shkakun e gjendjes së personit që është ende i paidentifikuar, burimet spitalore konfirmuan që personi në fjalë kishte dëmtime të rënda të shkaktuara nga rënia në tokë. Shkak për rënien në koma dyshohet gjendja e rënduar nga konsumimi i alkoolit.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/