LAJMI I FUNDIT/ Sa jane viktimat dhe infektimet ne 24 oret e...

LAJMI I FUNDIT/ Sa jane viktimat dhe infektimet ne 24 oret e fundit

162
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 2256 testime janë regjistruar 782 raste të reja, ndërsa 13 pacientë kanë humbur jetën në 4 spitalet covid në Tiranë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve e humbën jetën: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Janë kryer 2256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,

31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,

23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,

18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,

10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,

7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,

5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,

1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 782
Të shëruar ne 24 orë 572
Të shtruar në spitale 480
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.256

Testime totale 197.062
Raste pozitive 40.501
Raste të shëruara 20.484
Raste Aktive 19.165
Humbje jete 852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10282
Durrës 1320
Elbasan 794
Fier 1455
Korçë 982
Vlorë 953
Shkodër 844
Lezhë 742
Berat 649
Kukës 397/DRONI.al/
Dibër 213
Gjirokastër 534

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY