Vetëm pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e spitalit Covid-4 me 100 shtretër për pacientët me koronavirus që do dalin nga spitalet Covid-1 dhe Covid-3.
Gazmend Koduzi, Kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike gjatë një interviste në Fax News deklaroi se pronari i godinës së spitalit Covid 4 ka hedhur në gjyq qeverinë pasi i është marrë godin pa paguar qiranë dhe as pa ja blerë.
Koduzi ngriti shqetësimin se nëse do jepet urdhër për bllokim nga gjykata ku do të shkojnë këto pacientët e shtruar. Koduzi bëri thirrje sërish për hapjen e menjëhershme të spitaleve Rajonale për të trajtuar pacientët.
“Nisur nga shifrat e testimit dhe të rasteve në rastet që janë kapur dje dhe në rastet që janë sot në Shqipëri duhet të ishin bërë mbi 7000 testime. Nuk duhet të jetë më shumë se 10 % pozitiviteti i rasteve me numrin e testimeve. Dje ka qenë 33% pozitivitet i rasteve pardje ka qenë 38%, pra është shumë i lartë dhe për çdo rast të kapur të ri të nesërmen duhet të bëhen më shumë testime me qëllim që të jenë tek 10%. Duke mos bërë testime sa duhet ne nuk e dimë sesa të infektuar kemi në Shqipëri, duke mos ditur sa të infektuar kemi ne nuk mund të mos i izolojmë këto dhe të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Për aq kohë sa ne nuk mund të shkëpusim zinxhirin e transmetimit këto mund të bredhin lirisht dhe mund të infektojnë edhe persona të tjerë.
Ne nuk bëjmë as hetimin epidemiologjik. Gjithashtu ne nuk bëmë as hapjen e tretë të trajtimit të pacientëve. Rreth 9% e personave të prekur shtrohen në spital. Sot që ne flasim janë rreth 18 mijë persona aktiv, që do të thotë se 1600 persona kanë nevojë për kujdes spitalor. Ne kemi të shtruar në spital rreth 500 veta, ku po e marrin trajtimin 1100 persona të tjerë. Pavarësisht se thuhet se janë hapur 4 spitale, kemi vetëm 2 spitale dhe dy të tjera janë shtojca spitalore.
Madje madje kam marrë informacione se me pronarin e spitalit Covid-4, qeveria është në konflikt me pronarin se ja ka marrë godinën pronarit dhe nuk i ka dhënë as lekë qiraje dhe as nuk ja ka blerë. Ky konflikt ka përfunduar në gjykatë dhe nëse gjykata jep urdhër bllokimi ku do të shkojnë këto pacientë që janë brenda spitalit. Ato janë ambientet private me pronar. Me pronarin legjitim ka konflikte dhe mesa kam informacion janë në gjykatë,. Pronari i godinës i ka hedhur në gjyq. Nëse gjykata nxjerr të njëjtin përfundim siç bëri gjykata arbitrare për Beketin ku do të shkojnë këto pacientë. Pra edhe trajtimi nuk po kryhet siç duhet. I kemi bërë thirrje qeverisë që të hapë spitalet rajonale sa më shpejt.”- tha Koduzi.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/