Greqi/ Qeveria premton vaksinë falas

Greqi/ Qeveria premton vaksinë falas

48
0
Shares

Deri më datën 14 dhjetor Greqia do të jetë në lockdown. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, i cili tregoi edhe planin e qeverisë greke, duke theksuar se pavarësisht uljes së shifrave të të infektuarve, që vihet re ditët e fundit, kurba nuk ndryshon me ritmin e pritshëm, çfarë nuk lejon akoma rihapjen e vendit.
Ministria e Zhvillimit të Greqisë informoi sot hapjen e njësive shitëse me produkte sezonale nga java e ardhshme, pas 7 dhjetorit si dhe shitjen e produkteve festive edhe në super market, ndërsa detajet e funksionimit të dyqaneve të para që hapen në Greqi pas 1 muaji do të shpallen nesër paradite.
Stelios Petsas ka deklaruar se javën e ardhshme kryeministri grek do të dërgojë një mesazh të ri për ecurinë e situatës dhe lockdoën. Në lidhje me vaksiminim kundër covid-19, Petsas ka theksuar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë 1.018 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona me sëmundje anësore e në vijim të tjerët.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY