Nga Genc Pollo
Duket se fjalët e kancelares gjermane Angela Merkel të hënën idhanë vulës asaj të cilës i druheshim prej kohësh: se Shkupi do të avancojë drejt BE sapo të zgjidhë një problem të jashtëm me Bullgarinë kurse Shqipëra do të mbetet në vend numëro nënbarrën e problemeve të brendëshme të listuara fare bukur në 15 kushtet europiane. Pra “decoupling” apo ndarja e trajtimi veçan idy shteteve në proçesin e integrimit europian, që ishte tabu njëvit më pare, sot po bëhet realitet.
Ne 16 tetor 2019, një ditë pas refuzimit të Këshillit Europian përtë çelur negociatat e pranimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kancelarja Merkel po pyetej me insistim nga gazetarët se pse liderët europianë nuk celën negociatat vetëm me Shkupin. Ngulmimi i gazetarëve reflektonte një frymë të përgjithshme nëfavor të maqedonasve të cilët lipseshin të shpërbleheshin për dytraktatet e vështira që ata kishin konkluduar me fqinjin jugor e atë lindor. “Nuk pati konsensus në Këshill për decoupling, përshkëputjen e Shkupit nga Tirana” u gjegj Merkel. “Kur merrvendime të tilla analizon avantazhet e disavantazhet; dhe duke parë pakicën shqiptare në Maqedoni e shtetet shqiptarë përqarkpasojat negative mund të ishin më të rënda se ato positive”sqaroi më tej kancelarja gjermane. Në fakt në mbledhjen e Këshillit jo pak shefa qeverish e shtetesh kishin propozuar që tëniste procesi fillimisht me Maqedoninë e Veriut për të cilën nukkishte asnjë rezervë. Më pas, kur të krijoheshin rrethanat, do tëvijonin me Shqipërinë ku sipas deklaratës së kryeministrithollandez Rutte kishte probleme të rënda me shtetin ligjor e me ndarjen e pushteteve. Por veçanërisht kancelarja gjermane e presidenti francez kishin insistuar në çiftimin e Shkupit me Tiranën. Konsiderata që lidhen me stabilitetin e gjeopolitikëndhe jo aq shumë me Kriteret e Kopenhagenit.
Në atë kohë kam shkruar për frustrimin e ndjerë nga qeveria e Shkupit të cilëve po u mohohej torta megjithë qershi për shkakse mbas qerres së tyre ishte lidhur gjylja e Edi Ramës. Por më e sikletshme ishte pozita e shqiptarëve matanë Qafthanës të cilëtindirekt bëheshin përgjegjës për bllokimin e shtetit të tyre nëudhën drejt Bashkimit Europian. Presidenti maqedonasPendarovski madje u shpreh për decoupling dhe Rama reagoime kritika e qesëndi në facebook. Dhe me një telefonatë pas tëcilës Rama sinjalizoi se e kishte sqaruar e bindur kreun e shtetitfqinj (gjë që zyra e Pendarovskit nuk e konfirmoi).
Nëntë muaj më pas duket se kemi një ndryshim të paradigmës.Më 8 korrik të këtij viti, Parlamenti Europian, po nga goja e kancelares Merkel dëgjoi se gjatë gjashtëmujorit të presidencësgjermane do të synohej thirrja e Konferencës Ndërqeveritare tëparë me Maqedoninë e Veriut. “Eventualisht mund t’a bëjmë edhe me Shqipërinë” shtoi ajo.
Nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që të kuptosh se fantazma e decoupling–ut po sinjalizohej . Në fillim të vitit, pa plasur endepandemia, dashamirësit optimistë të Shqipërisë parashikonin se kjo Konferencë me Tiranën mund të thirrej në dhjetor 2020.Ndërkohë kemi 15 kushte për qeverinë të përcaktuara ngaKëshilli Europian (mars 2020) si dhe të konfirmuara me konsensus të gjerë nga Parlamenti Europian (qershor 2020).Shpresa e tyre atëhere si dhe me gjasë shpresa e mekur e kancelares në korrik ishte se ndoshta mund të kishte ndonjë farëprogresi në Shqipëri që të justifikonte një vendimmarrje pozitivenga ana e tyre. Që atëhere e deri në këtë fillim të dhjetoritmungoi dukshëm çdo përpjekje serioze nga qeveria përpërmbushjen e qoftë edhe një kushti. Bie fjala edhe të më tëkollajshmit syresh siç mund të ishte abrogimi i ligjit antifjalë përcensurën e medias (dhe fillimi i një konsultimi sipas opnionit tëKomisionit të Venecias). Madje stoikisht insistonte se 15 kushtet nuk ekzistojnë.
Askush nuk duhet të habitet që në këto rrethana BashkimiEuropian, i shtrënguar nga halli të thyejë tabunë e decoupling, deklaron hapur se Maqedonia e Veriut do të ketë konferencënndërqeveritare. Shqipëria mbetet për vitin tjetër, mbaszgjedhjeve parlamentare të prillit. Pra nuk duket se ka mbeturfije besimi se qeveria aktuale mund të përmbushë atë që ikërkohet.
Pesëmbëdhjetë kushtet e Europës në tërësi nuk lidhen me kërkesat rutinë qe shtetet kandidate duhet të përmbushin për t’uantarësuar në BE. Ato thjesht janë një udhërrëfyes përrestaurimin e normalitetit demokratiko-kushtetues në Shqipëri.Është mbase e tepërt të kujtojmë këtu se “denormalizuesi“ gjatëgjashtë viteve të fundit ishte qeveria Rama me tentakulat e madje edhe metastazat e veta. Normalizimi nuk ka se si të vijëprej saj; ai do të mundësohet nga ndryshimi politik përfshi edherotacionin qeveritar. Kjo, edhe pse me pak vonesë, poshndërrohet në bindje në kryeqytetet europiane. Cfarë mbetetështë detyrë shtëpie për shqiptarët: nga
sot deri në pranverën e ardhëshme.
*Ish ministër e deputet
2 dhjetor 2020
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/