Italia shton masat për Krishtlindje, paralajmëron që vala e tretë do...

Italia shton masat për Krishtlindje, paralajmëron që vala e tretë do jetë më e keqe pa masat

84
0
Shares

Ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, teksa njoftoi shtrëngimin e masave për të ndaluar përhapjen e pandemisë u shpreh që “pa masa të rrepta gjatë pushimeve, ne do të gjendemi në shkurt me një valë të tretë të pandemisë, më të keqe se e dyta“.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 4 Dhjetori deri më 15 Janar. Shumë masa kufizuese janë konfirmuar, të tilla si ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00 për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, mbyllja e ambienteve të skive për kohëzgjatjen e pushimeve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve, që do të qëndrojnë të hapura vetëm ditën e Krishtlindjeve, në orën 18:00. Nga ana tjetër, meshat do të fillojnë nga ora 20:00.

Një masë tjetër kufizuese që u miratua ditën e djeshme në fund të samitit në Palazzo Chigi midis Giuseppe Conte dhe krerëve të shumicës së delegacioneve, ishte ndalimi i largimit nga Komuna e vendbanimit në 25 dhe 26 Dhjetor dhe më 1 Janar.

Mbyllja e restoranteve dhe hoteleve për prag të Vitit të Ri po shihet si një formë për të shmangur faktin që shumë njerëz do dalin për të festuar natën e Vitit të Ri jashtë shtëpisë.

Megjithatë një ndër çështjet që duhet zgjidhur është ajo e shkollave për të cilën Kryeministri këmbëngul në rihapjen e shkollës së mesme më 14 dhjetor. Por jo të gjithë janë dakord dhe pritet që mësimet me prani fizike në shkolla të nisin më 11 janar.

Një tjetër çështje e diskutueshme është bashkimi familjar me përjashtime të mundshme në lëvizjet midis rajoneve, i ndaluar rreptësisht nga 21 dhjetor deri në 7 janar. Për momentin duket se mbizotëron vendimi pro ndalimit të udhëtimeve për t’u ribashkuar me të afërmit në vendet ku nuk je banor.

Edhe të qenët me familjen është një tjetër debat i vazhdueshëm, specifikisht lidhur me numrin e njerëzve në tryezë gjatë pushimeve. Ministri i Shëndetësisë rekomandon që vetëm familjet që bashkëjetojnë të jenë të pranishme në tryezë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY