Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e Eugen Papandiles kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pasi u përjashtua dy herë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.
Juristi çoi fillimisht përjashtimin e tij nga gara në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila shfuqizoi vendimin e KED-së dhe e riktheu sërish në garë.
Më 23 nëntor, KED e përjashtoi sërish Papandiles nga konkurrimi, duke theksuar se kandidati kishte mangësi ligjore për të garuar. Papandile e çoi sërish vendimin në Gjykatën e Apelit, por sot padia e tij u rrëzua.
Ndërkohë për zëvendësimin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë dy kandidatë në garë, noterja Sonila Bejtja dhe avokati Altin Binaj.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/