Argumentat: “Shqiperia defacto praktikon imunizimin e tufes!”

Argumentat: “Shqiperia defacto praktikon imunizimin e tufes!”

74
0
Shares

Ish kryeministri Berisha komentoi sot situatëne pandemisë në Shqipëri ndërsa deklaroi se qeveria po praktikon imunizimin e tufës duke hequr dorë nga ndjekja e rasteve të infektuara.

Berisha e argumenton komentin e tij më rritjen ë vdekshmërisë në raport me një vit më parë me 25% dhe më numrin emadh të infektimeve për numrin e testeve.

“me qendrimin antitestim per te ulur me mashtrim numrin e rasteve te infektuara ne vend, epidemiologu i pagdhendur i Surrelit po aplikon de fakto praktiken e deshtuar dhe me pasoja tejet te renda te imunizimit natyral me covid 19 te shqiptareve.

Keshtu ai dje shenoi nje rekord te zi boteror ne luften kunder covid 19.

Dje ne mbare vendin u testuan vetem 2173 persona nga te cilet rezultuan pozitiv 835 raste te reja me covid 19.

Pra dje Edvin Hajduti, per te shpallur sukses imagjinar ne menaxhimin e pandemise duke  mos zbuluar qellimisht rastet e infektuara, shenoi nje rekord te zi boteror me numrin e ulet prej vetem 2,6 persona te testuar per nje te infektuar.

Ky raport shenon dhe nivelin me ulet te testimit per te nje te infektuar te raportuar ndonjehere ne bote dhe shkallen me te larte te pozitivitetit ne kontigjentin e testuar.

Ky raport deshmon nje qendrim kriminal te qellimshem nga epidimiolgu tutkun i Surrelit mbasi de facto eshte heqje dore nga hetimi epidemiologjik dhe zbulimi i virusit te covid19 dhe kalimin ne praktiken te njohur boterisht si te deshtuar ate te imunizimit natyral te popullates(tufes)

Kjo praktike e fundit deshtoi me pasoja serioze ne Suedi, vend ne te cilin distanca sociale eshte thuajse nje norme e sjelljes se qytetareve dhe kapacitet spitalore jane nder me te mirat ne bote.

Ne Shqiperi, ku jo distanca por afria e ngjeshja sociale jane norma te sjelljes se qytetareve dhe kapcitetet spitalore me te ultat ne Europe, praktika e imunizimit natyral te popullates qe po ndiqet de facto prej po thuaj 6 muajve eshte provuar katastrofale.

Ajo eshte shoqeruar me perhapje te papermbajtur te pandemise dhe numer vdekjesh nga pandemia sipas treguesve te pakundershtueshem nder me te lartat ne bote.

Keshtu bazuar ne vdekshmerine e pergjithshme shtese gjate muajve mars – tetor te vitit 2020 te pandemise krahasuar me vdekshmerine e te njejtes periudhe te vitit 2019, Shqiperia ka nje rritje prej 25% nder me te lartat ne bote.

Ajo si vdekje 2100 te vdekur apo 75 te vdekur per 100 mije banore kundrejt 70,1 te vdekur shtese per 100 mije banore qe kishin ne shtator SHBA dhe 88 te vdekur per 100 mije banor qe kishte Belgjika.

Studime te gjera e serioze te rrejtit te shoqates se mjekeve te ShBA dhe te tjera kane gjetur se ky tregues korelon plotesisht me vdekshmerine nga covid19.

Ne Shqiperi ku epidemiologu tutkun i Surreli rezulton se ka fshehur shumicen e vdekjeve spitalore nga covid19, tregues i vetem me i sakte i vdekjeve nga pandemia eshte vdekshmeria e pergjithshme shtese me te cilen ne renditemine vendet me vdekshmeri me te larte ne bote.

Duke perfunduar, denoj mme ashpersine me te madhe praktiken kriminale te kryeepidemiologut tutkun te Surrelit dhe i bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence kunder ketij qendrimi dhe per vendosjen e standarteve te saj ne trajtimin e pandemise covid 19 ne Shqiperi”, shkruan Berisha./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY