Ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord që të mos hapin negociata e anëtarësimit me Shqipërinë.
Gjatë dites së sotme ata kanë vendosur që të shtyjnë hapjen e bisedimeve të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Angela Merkel deklaroi nje dite me pare se nuk ka një afat kur mund të hapen bisedimet me Shqipërinë. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga Marsi 2020.
Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë mbi reformat.
Lidhur me Maqedoninë e Veriut, u deklarua se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë. Kujtojmë se Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Ajo pretendon se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes dhe se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Të dy deklaratat kërkohet të përfshihen në dokumentin përfundimtar që lejon fillimin e bisedimeve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga kërkesat.
Italia thuhet se u përpoq të zbuste ‘gjuhën e tekstit’ të konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua.
Drafti i konkluzioneve të arritura sot nga ambasadorët e BE do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor.
/DRONI/al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/