Kuksiani mbante në shtëpi një ‘punishte’ me mina me eksploziv dhe granata

Kuksiani mbante në shtëpi një ‘punishte’ me mina me eksploziv dhe granata

223
0
Shares

Policia e Durresit arrestoi sot nje prodhues te minave me tritol dhe granata ndersa sekuestroi 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa”,  njoftoi policia e Durresit.

Po punohet per kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY