KQZ miraton se shpejti numrin e mandateve pwr cdo qark, rritet Tirana

KQZ miraton se shpejti numrin e mandateve pwr cdo qark, rritet Tirana

118
0
Shares
Kqz e re komisioni rregullator

KQZ permes komisionit rregullator se shpejti do te miratoje numrin e mandateve per cdo qark. Eshte rritur Tirana ndersa jane zvogeluar dy qarqe te tjera.

Me poshte eshte draft vendimi i plote me tabelat e mandateve dhe arsyet e ndryshimeve qe jane bere.

Vendimi i Komisionit Rregullator:

Komisioni rregullator ne zbatim te nenit 20, pika 2, shkronja “b”, nenit 74, paragrafi 1, neni 75 dhe neni 76 pikat 1 dhe 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe dëgjoi diskutimet e përfaqësuesve të partive politike,

VËREN

Neni 12, pika 4, e ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, përcakton se Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Neni 20, pika 2, germa “b”, e ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, parashikon se Komisioni Rregullator ka si kompetencë të shqyrtojë dhe miratojë projekt aktin për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend, të përgatitur nga administrata e KQZ.

Bazuar në nenin 76, pika 1, të Kodit Zgjedhor, KQZ me shkresë nr. 2117 Prot., datë 25.11.2020 i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me shkresë nr. 8541/1 Prot., datë 27.11.2020 i ka dërguar KQZ-së të dhënat e kërkuara, duke përcaktuar se numri i shtetasve është i datës 27 nëntor 2020.

Neni 76, pika 1 i Kodit Zgjedhor përcakton se “Si rregull 4 muaj para datës së fillimit të periudhës zgjedhore, që i paraprin fundit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me kërkesë të KQZ-së,  dërgon numrin e përgjithshëm të shtetasve, si dhe numrin e shtetasve për çdo qark, bazuar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”.

Ndërsa pika 2 i të njëjtit nen përcakton se “Përllogaritja dhe miratimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e të dhënave sipas pikës 1 të këtij neni”.

Nisur nga sa më sipër, të dhënat e marra nga Ministria e Brendshme respektojnë plotësisht kërkesat dhe janë marrë brenda afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Këto të dhëna i lejojnë KQZ-së të zbatojë detyrimet ligjore që përcakton “Pjesa e V e Kodit Zgjedhor”.

Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kodit Zgjedhor, zona zgjedhore për Kuvendin, përputhet me territorin e qarkut.

Bazuar në nenin 75 të Kodit Zgjedhor dhe të dhënave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, është llogaritur numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë:

Numri total i shtetasve 4544977 (katër milion e pesëqind e dyzet e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë) është pjesëtuar me numrin 140 (njëqind e dyzet) të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati [numri real i dalë nga pjesëtimi është 32464,12 (tridhjet e dy mijë e e katërqind e gjashtëdhjetë e katër pikw dymbwdhjet)]. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) shtetas, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh, i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim.

Pas këtij veprimi mbetën pa u shpërndarë edhe 7 mandate për të plotësuar numrin 140.

Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Veprimet e kryera janë të pasqyruara në tabelën e mëposhtme:

Nr.

Qarku / Zona Zgjedhore

Shtetas                           27 Nëntor 2020

Shtetas pjesëtuar me nr. mesatar

Mandate të plota

Mbetja

Mandate nga mbetja

Mandate gjithsej

 

 

 

 

 

Nr.

Shtetas

 

25 Prill          Viti 2021

1

Berat

229202

7,0601

7

0,0601

1951

 

7

2

Dibër

173774

5,3528

5

0,3528

11453

 

5

3

Durrës

462202

14,2373

14

0,2373

7703

 

14

4

Elbasan

447944

13,7981

13

0,7981

25909

+1

14

5

Fier

509350

15,6896

15

0,6896

22387

+1

16

6

Gjirokastër

147670

4,5487

4

0,5487

17813

 

4

7

Korçë

349563

10,7677

10

0,7677

24922

+1

11

8

Kukës

110083

3,3909

3

0,3909

12690

 

3

9

Lezhë

224927

6,9285

6

0,9285

30142

+1

7

10

Shkodër

344446

10,6100

10

0,6100

19803

+1

11

11

Tiranë

1157763

35,6629

35

0,6629

21520

+1

36

12

Vlorë

388.053

11,9533

11

0,9533

30947

+1

12

Totali

4544977

 

133

 

 

 

140

Nr. mesatar i votave për mandat

32464

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

Komisioni Rregullator, mbështetur në nenin 12, pika 4, nenin 20, pika 2, germa “b”, nenin 74, pika 1, nenin 75 dhe nenin 76, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

V E N D O S I :

1. Të miratojë caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021 si më poshtë:

Qarku Berat            – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër          – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës         – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan       – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier               – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër  4 (katër) mandate

Qarku Korçë          – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës          – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë          – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër      – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë         – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë          – 12 (dymbëdhjetë) mandate

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY