Ilaçet e përdorura kundër Covid-19 në fazën e parë të urgjencës, klorokina ose hidroksiklorokina, mund të shkaktojnë çrregullime psikiatrike, sjellje të shoqëruara me vetëvrasje.
Agjencia Evropiane e Barnave paralajmëroi për efektet anësore të ilaçit pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat në dispozicion.
Efekti anësor u konfirmua pas një rishikimi të filluar pas disa rasteve të çrregullimeve psikiatrike te pacientët me Covid.
Rishikimi i efekteve medikamenteve u bë nga Agjencia, pas informacioneve nga agjencia spanjolle e ilaçeve për 6 raste të çrregullimeve psikiatrike te pacientët me COVID, të cilët kishin marrë dozën e hidroksiklorokinës.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/