“Heshtja fajtore e qeverisë për tenderin me 3-fishin e çmimit, por askush nuk do te shpëtojë nga përgjegjësia”, deklaroi sot Oriola Pampuri, nderkohe qe nje dite me pare denoncoi skandalin e furnizimeve mjekesore.
Deklarata e Pampurit:
Shumë prej jush sot mund të kenë marrë lekë borxh për të blerë ilaçet kundër covidit. Shumë të tjerë prej jush janë gdhirë të papune, me mijëra të tjerë jetojnë me pasigurinë e situatës.
Por hallet e njerëzve të zakonshëm nuk janë hallet e qeverisë që na drejton edhe për pak muaj. Qeveria e Edi Ramës e sheh këtë si një kohë për të vjedhur me tendera të fryrë. Pandemia është shfrytëzuar nga qeveria si një periudhë e artë për të mbushur xhepat.
Ne publikuam një ditë më parë një nga rastet më të rënda të vjedhjes me tendera në kohë pandemie. Qeveria ka dhënë një tender me 3 fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid. Është një luftë mes klanesh në qeveri, që përplasen me njëri-tjetrin për te zhvatur paratë tuaja, të dashur qytetarë.
Kompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh.
Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse.
Kjo nuk ndodhi as këtë herë, sepse qeveria ka vendosur të vjedhë edhe tek pajisjet qe mbrojnë mjekët. Shqipëria ësjtë një mga bendet me numrim më të lartë të mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të covid 19.
Cila është përgjigja e qeverisë për këtë radt të rëndë të abuzimit me paratë e shqiptarëve?
Zero reagim! Zero përgjegjshmëri! /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/