“Denoncimi i PD, njerëzit u lanë pa shtëpi, për t’u përdorur në...

“Denoncimi i PD, njerëzit u lanë pa shtëpi, për t’u përdorur në fushatë”

76
0
Shares

Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri tha sot se njerëzit u lanë pa shtëpi, për t’u përdorur në fushatë. Ai tha se shtepite individuale do te mbarojne ne korrik te vitit 2022, pra njerezit kane dhe dy dimra te tjere ne cadra.

Deklarata e Strazimirit:
Të dashur qytetarë, spektakli propagandistik i hajdutëve të fatkeqësisë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka vetëm një titull, dhe ai është mashtrim i madh. Një vit pas tërmetit ata që kanë humbur shtëpitë vijojnë të jetojnë në çadra, mes rrënojave apo në qera që nuk arrijnë t’i paguajnë dot.

E gjithë kjo mizanskenë kriminale është menduar për tu vendosur në shërbim të axhendës politike të hajduteve të fatkeqësisë.

Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më.

Të nderuar, qytetarë paratë janë aty, plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale. Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër, e gjithë kjo për propagandën e tyre, për foto gjatë fushatës, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Këto shtëpi do të duhej të kishin përfunduar tashmë, sepse nuk janë vila luksoze nëpër kodrat e Tiranës, por shtëpi njëkatëshe të cilat do të duhej të ishin ndërtuar në pak muaj.

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, mjafton dashuria që ka brenda për ta kthyer atë në një çerdhe lumturie. Por ju o qeveritarë nuk keni nga t’i dini këto, sepse ju ka zënë sytë paraja dhe luksi i shfrenuar ku jetoni.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo ditë transparencë sepse refuzojmë faktin se pushteti i korruptuar i Edi Rames dhe Erion Veliaj të trajtojë njerëzit si kavie elektorale. Shumë shpejt perdja do të bjerë dhe hajdutët e fatkeqësisë do të përgjigjen përpara ligjit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY