Nje person humbi jeten sot pas nje aksidenti te rende i rëndë mesditën e sotme në Golem të Durrësit. Një motor është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjerja është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/