Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha sot nga Korca se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale.
Interest e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë, tha Lame, ndersa paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë.
“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit” – tha Lame.
Kadastra e Vlores ka ndërruar 8 drejtorë brenda pak muajve për shkak të presioneve të legalizimeve në bregdetin e Jalës.
Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues.
Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash.
Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit i Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/