Detaje te reja kane dale ne lidhje me vrasjen e sotme ne Dajc te Shkodres ku u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij Ridvan Ramadani, cili njihej edhe si i “forti” i Shkodrës.
Ramadani eshte qëlluar nga dy persona me motorr, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja plumbash.
Ridvani ka qene i dënuar ne vitin 2017 për falsifikim dokumentesh.
Policia hedh dyshime në konfliktet e mëparshme që është përfshirë Ridvan Ramadani, ku dyshohet se ka fisi i tij ka pasur përplasje me fisin e Edmir Koçias.
Ky i fundit është ekzekutuar në 28 nëntor në vitin 2012, ndërsa njihej edhe si një nga personat e “fortë” të Shkodrës.
Edmir Koçia, në atë kohë 38 vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”.
Kjo ështe edhe pista ku dyshon policia dhe për të cilët mësohet se po hetohet, pra për konfliktet e mërparshme mes dy fisve.
Edmir Koçia ka qenë person me precedent penal, i dyshuar për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit.
Një automjet është gjetur i djegur dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga atuorët për të kryer krimin e rëndë.
Policia njoftoi paradite se në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale te policise ne Shkoder. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/