Ne videon me poshte shihet momenti i djegies së makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani. Siç duket nga pamjet, makina tip ‘Nissam Micra’ ka qenë e parkuar, kur dy persona janë afruar.
E gjithë ngjarja ka zgjatur 2 minuta dhe 10 sekonda, raporton gazeta panorama.
Fillimisht shihet një person me kapele dhe maskë, i cili afrohet dhe thyen xhamin e makinës, më pas afrohet edhe një person tjetër, edhe ai i maskuar.
Njëri prej tyre hedh benzinën brenda makinës dhe më pas i vendosin zjarrin.
Në dëshminë e dhënë në polici, shefi i paraburgimit ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk është në dijeni se kush mund të kenë qenë autorët.
Ndërkohë pista kryesore e hetimit mbetet ajo për shkak të detyrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/