Polici vdiq nga Covid, i humbin sendet në morg

Polici vdiq nga Covid, i humbin sendet në morg

125
0
Shares

Valbona Pema, bashkëshortja e Florian Pemës oficerit të policisë që humbi jetën nga Covid, ka denoncuar  në komisariatin numër 4 humbjen e sendeve me vlerë të të shoqit.

Abc News raporton që ajo ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit që rë gjenden sendet e tij personale e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Një javë më parë, efektivi i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë pasi ishte i prekur nga Covid 19 e u dërgua menjëherë në morgun e spitalit.

Në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, Valbona Pema ka treguar se pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu mungonin në xhepa  portofoli i cili kishte rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi.

Floriani qëndroi i shtruar për një muaj në Spitalin Infektiv ndërsa në morg trupi qëndroi disa orë. Pas ekzaminimeve që iu bënë në spital, rezultoi se Floriani kishte diabet të fshehur gjë që rëndoi gjendjen shëndetësore të 45 vjeçarit, baba i një djali 14 vjeçar.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY