Një 22-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Bulqizë.
Viktima quhet Elidon Basha dhe dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri aksidentalisht nga shoku i tij pasi kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme në Bulqizë.
Autori, miku i tij, është identifikuar si Klodian Kola, 27-vjeç.
Dy të rinjtë kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme në momentin kur 27-vjeçari dyshohet se ka shkrepur pa dashje armë duke qëlluar në drejtim të shokut të tij.
Elidoni është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranës por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policise se Dibres:
Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.
Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.
Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.
Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/