PD ka denoncuar sot nje tjeter skandal sipas saj, me fondet e rindërtimit nga tërmeti. Drejtori i kabinetit te kryetarit te PD, Dorian Teliti thote se jane planifikuar 52 milionë euro tek zona “5 Maji” në Tiranë te cilat po jepen praktikisht me PPP duke dyfishuar edhe kostot e ndërtimit.
Deklaratat e PD:
Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar nxori në pah se shqiptarët drejtohen nga një qeveri jo vetëm e paaftë, por edhe nga pushtetarë hajdutë. 1 vit pas tërmetit, nuk ka asgjë të ndërtuar. Asgjë. Rezultati është zero.
Zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë baneaat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit.
Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro.
Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës. Në vend të shërbimit me cilësi dhe shpejtësi, Erion Veliaj ka zgjedhur të harxhojë kohën duke gjetur forma ekstraligjore për të shpenzuar dhjetëra miliona euro nga fondet e rindërtimit.
Shumëkush mund të çuditet, por për 52 milionë euro që do të harxhojë këtu Erion Veliaj dhe Edi Rama nga taksat e qytetarëve, nuk ka një tender të veçantë për projketimin e banesave në zonën 5 Maji. Bashkia e Tiranës ka shpikur një mënyrë të re për t’i vjedhur ato.
Praktikisht, kanë dhënë edhe tërmetin me PPP.
Projekti i zbatimit të ndërtimit të 12 godinave të reja te banimit do të realizohet nga vetë ndërtuesi i këtyre godinave. Është njësoj si ta japësh me PPP. Ai që projekton, ai ndërton, ai zbaton. Fusha e abuzimit është lënë e stërmadhe në dorë të kompanisë ndërtuese, pa asnjë kontroll. Janë 52 milionë euro që do të hidhen në 12 godina të përqendruar në dorën e ndërtuesit. Kjo zgjedhje ekstraligjore ka vetëm një shpjegim: korrupsionin dhe vjedhjen me fondet e rindërtimit.
Sot, çdo shqiptar e di se PPP- të e kësaj qeverie janë projekte abuzimi, mashtrimi dhe korrupsioni. Çmimet fryhen, që fitimi nga vjedhja të jetë sa më i madh. Kjo ka ndodhur edhe më këtë PPP të fatkeqësisë, ku i është lënë dorë projektimi dhe ndërtimi, të njëjtëa kompani.
Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri2 është rreth 320 mijë lekë. Sa na kushton kjo me Erion Velinë dhe procedurat korruptive të ndjekira për të zhvatur fondet e rindërtimit? Hajdutët e fatkeqësisë i kanë rritur pothuajse dyfish. Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaë, 1 m2 tek zona 5 majo do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom.
Për qeverinë e Edi Ramës dhe Bashkinë e Erion Veliajt, prioritet nuk janë qytetarët. 1 vit pas tërmetit nuk është hedhur asnjë lopatë me dhè. Ka vetëm propagandë dhe procedura që dyfishojmë kostot e rindërtimit, duke futur duart në xhepat e qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/