Vret veten me çifte, 82 vjeçari në depresion mund të ketë qenë...

Vret veten me çifte, 82 vjeçari në depresion mund të ketë qenë me Covid

79
0
Shares

Ramadan Doko, 82-vjeçari nga fshati Moravë në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Në kushte të rënduara depresioni 82 vjeçari është mbyllur në dhomën e tij dhe ka qëlluar një herë drejt vetes me një çifte gjahu. Pas zhurmës së armës familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur të shtrirë në dysheme pa shenja jete e të mbuluar me gjak.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit dhe po vijojnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00 dhe trupi i pajetë i Ramadan  Dokos është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Familjarët e Dokos i kanë deklaruar punonjësve të policisë në vendngjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të Covid-19 por ende nuk kishte kryer tampon. I moshuari mendohet të jetë infektuar nga djali i tij i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 pas analizave të kryera në një laborator privat. Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY